TI VENDOS. VOTO!


Bëni planin tuaj të votimit


GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH ZGJEDHJEVE

Këtë vit ka dy cikle zgjedhore. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 24 prill. Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare.

Më 24 prill votojmë për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 8 maj votojmë për deputetë në Kuvend.

Qytetarët e vendit tonë e ushtrojnë pushtetin nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike. Prandaj, për ruajtjen dhe promovimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin dhe stabilitetin e saj, votimi në zgjedhje është vendimtar.

Në  vendvotime kontrollohet identiteti i çdo qytetari që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës, si dhe nëse ai është i regjistruar në Listën zgjedhore. Identiteti përcaktohet me dokument personal ose dokument udhëtimi dhe me gjurmë gishtash .

Më pas, secili merr fletën e votimit në të cilën renditen të gjithë kandidatët për president apo partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje sipas radhës së përcaktuar me short. Qytetarët rrethojnë numrin përpara kandidatit për president, ose partisë për të cilën duan të votojnë pas një paravani që shërben për mbrojtjen e fshehtësisë së votës dhe vendosin fletën e votimit të plotësuar në kutitë e votimit të shënuara posaçërisht.

Në vend ka 3480 vendvotime.

Votimi zhvillohet në vendvotime të detajuara, në Përshkrimin e vendvotimeve të ofruar nga KSHZ.

Votuesi  e vërteton identitetin e tij personal me letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi të vlefshëm, përkatësisht letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre.

Vetëm për zgjedhjet e vitit 2024, votuesit  do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën 9 mujore deri në ditën e zgjedhjeve:

  1. Në zgjedhjet presidenciale qytetarët të cilët pas çdo baze (me fuqinë e ligjit ose afatin e vlefshmërisë) dokumentet e tyre personale kanë skaduar nga data 24.07.2023 deri në ditën e zgjedhjeve 24.04.2024 dhe,
  2. Në zgjedhjet parlamentare, do të mund të votojnë qytetarët të cilat mbi çdo bazë (me forcën e ligjit ose deri në datën e skadimit) dokumentet e tyre personale kanë skaduar nga 08.08.2023 deri në ditën e zgjedhjeve 05.08.2024

CIVIL –i është gjithmonë në dispozicion për të raportuar parregullsitë zgjedhore. Kontaktet e CIVIL-it janë: 02/5209176, 075 389 698, [email protected] , ose në Facebook .

Nëse vëreni parregullsi zgjedhore, njoftoni menjëherë anëtarët e Këshillit Zgjedhor në vendvotimin tuaj, Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe në disa raste anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët sigurojnë procesin zgjedhor.

Gjithashtu, mund të informoni edhe vëzhguesit e CIVIL-it të cilët do të jenë të pranishëm në vendvotimet.

Çdo parti politike ka të drejtën e përfaqësuesit të saj në vendvotimet që monitorojnë procesin e votimit. Nëse opsioni për raportimin e një parregullsie është një vëzhgues, atëherë është më mirë t’i raportoni vëzhguesve vendas, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile ose një prej misioneve vëzhguese ndërkombëtare (OSBE/ODIHR).

Votimi është plotësisht i sigurt. Gjithashtu, siguria është përgjegjësi e policisë, e cila siguron vendvotimet në mënyrë të vazhdueshme nga ora 6:00 deri në 19:00.

Pse votojmë?

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare janë më të rëndësishmet e viteve të fundit dhe pjesëmarrja juaj përmes votimit është një mundësi për të vendosur për ju dhe të dashurit tuaj. Kështu e vendosni të ardhmen tuaj dhe të vendit tonë. Ju inkurajojmë të ushtroni të drejtën tuaj të votës: https://actionnetwork.org/forms/glasaj

Multimedia